Site icon Telegrafi

Gjoshi: Zyrtarët si Izmaku duhet të lëshojnë rrugë për kuadro të reja premtuese në PDK

Anëtari i kryesisë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka komentuar dorëheqjen e ish-deputetes, Xhevahire Izmaku nga PDK pasi nuk arriti të bëhet pjesë e kryesisë.

Gjoshi tha se reformat e nisura në PDK po u pengojnë disa zyrtarëve që janë mësuar të mbajnë pozita e privilegje tash e 20 vjet.

Ai ka thënë se reforma duhet kuptuar drejt që ë parti duhet tu krijohet hapësirë edhe kuadrove të reja premtuese që punojnë për të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim.

“Zonja Izmaku po largohet sepse nuk ka mbështetje në asnjë nivel të organizimit partiak. Në degë ka tentuar të imponojë qëndrimet e saj, por s’ka gjetur përkrahje. Po ashtu, ka kërkuar shumë që të bëhet pjesë e kryesisë qendrore, por nuk ka pasur mbështetje as këtu. Reforma nënkupton që zyrtarët si znj. Izmaku që kanë përfituar pozita e privilegje për mbi 20 vite, duhet të lëshojnë rrugë edhe për kuadrot e reja premtuese. Angazhimi politik që shihet vetëm përmes prizmit të pozicionimeve personale të momentit nuk është parimor, sepse interesi personal nuk duhet të mbisundojë interesin e përgjithshëm”, tha Gjoshi sot për KosovaPress.

Lexo po ashtu Pas 20 vjetësh, Xhevahire Izmaku jep dorëheqje nga PDK

Ai ka theksuar se pavarësisht përpjekjes për sabotim si në rastin e Xhevahire Izmakut, dega ne Vushtrri dhe kandidati për kryetar, Ferit Idrizi, janë favoritë për t’i fituar zgjedhjet e 17 tetorit.

Gjoshi po ashtu ka thënë se PDK megjithatë e respekton të drejtën e largimit të Izmakut dhe i dëshiron shëndet e punë të mbarë. /Telegrafi/

Exit mobile version