Telegrafi

Gjorgjievski: Është hipokrizi që LSDM të flet për profesionalizëm në polici

OBRM-PDUKM në konferencë për shtyp akuzoi se është jashtëzakonisht dyftyrësi sot LSDM të flasë për profesionalizëm në polici, sepse kur Oliver Spasovski ishte ministër i Punëve të Brendshme bëri partizim brutal dhe kundërligjor të policisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Spasovski nuk bëri një aksion policor për shkatërrim të krimit. Përkundrazi, fotografohej me pjesëtarë të narkomafisë dhe nëntokës, me falsifikuers si Çaushi dhe me kriminelë të cilët i punonin terrenin”, tha sot në konferencë për shtyp Orce Gjorgjievski nga OBRM-PDUKM, njofton AIM.

LSD, siç theksoi, asnjëherë nuk bëri asgjë për policinë, por çdoherë e sulmonte dhe akuzonte. Zaev dhe kryesia rerth tij, tha Gjorgjievski, heshtin gjithçka që është në dëm të Republikës së Maqedonisë. “I shpejtohet të formojë Qeveri, duke menduar se do të shpëtojë nga ndjekja penale për numrin e madh të veprave penale për të cilat duhet të përgjigjet sipas ligjit”, tha përfaqësuesi i OBRM-PDUKM-së. /Telegrafi/