Site icon Telegrafi

Gjorgjievski: Bashkëpunëtorë të Zaevit janë të përfshirë në aktivitete joligjore

OBRM-PDUKM-ja sot akuzoi për përfshirje në aktivitete joligjore udhëheqësinë e LSDM-së, duke ju referuar disa informacioneve se njëri nga të arrestuarit nga MPB-ja gjatë aksionit të djeshëm është i afërt me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, njofotn Telegrafi Maqedoni.

“Opinioni duhet t’i mësojë përgjigjet për pyetjet e ardhshme: A e ka ditur Zaevi për aktivitetet kriminale të vëllaut të njeriut të parë të tij? Sa drogë i njëjti ka shpërndarë në rrugë dhe gjithë Maqedoninë? A i ka ofruar LSDM-ja mbështetje kriminelit të saj gjatë kohës së Oliver Spasovskit? A financohet LSDM-ja përmes parave të zeza të shitjes së drogës. I njëjti diler në fotografi ka mundur të vërehet përkrah shokut të ngushtë të Zaevit, Ziadin Selës”, deklaroi në konferencën për shtyp, Orce Gjorgjiovski nga OBRM-PDUKM-ja.

Sipas tij, ky nuk është rasti i parë që bashkëpunëtorët e Zaevit të zihen me krim, që porositen nga Sead Rahiq-Setko (vëlla i ish deputetit të LSDM-së, Esad Rahiq)./Telegrafi/

Lexo po ashtu Policia publikoi pamjet nga aksioni i djeshëm i arrestimit të trafikantëve të drogës (Video)
Exit mobile version