Site icon Telegrafi

Gjorgjiev: Sa herë që diskutojmë me kolegët bullgar, interesat e Maqedonisë janë në radhë të parë

Bisedimet e Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë u zhvilluan sot në një atmosferë pozitive dhe u diskutua vetëm për tekstet shkollore, njoftoi Dragi Gjorgjiev, bashkëkryetar i Komisionit.

“Ende nuk ka asnjë rezultat konkret, konkluzion, rekomandim të miratuar konkretisht. Diskutimet për të njëjtën temë do të vazhdojnë nesër në ora 09:30”, tha Gjorgjiev për “Sitel”.

Ai tha se kanë pasur një atmosferë pozitive në bisedimet në të cilat, siç informoi ai, sot janë diskutuar vetëm për tekstet shkollore dhe janë respektuar interesat tona.

“Absolutisht, sa herë që diskutojmë, interesat e Maqedonisë janë në radhë të parë, natyrisht”, tha ai.

Lidhur me vendimet e marra, Gjorgjiev informoi se sot nuk është marrë asnjë vendim.

“Ka pasur një diskutim material dhe kjo është ajo që tashmë është diskutuar në tri takimet e fundit dhe nesër do të vazhdojmë sipas asaj agjende”, tha Gjorgjiev./Telegrafi/

Exit mobile version