Telegrafi

Gjorgjiev: Presioni politik është më i madh tek historianët bullgar

Gjorgjiev, kryetar i palës maqedonase të historianëve ekspertë në Komisionin e përbashkët Bullgari-Maqedoni për çështje historike dhe tekste shkollore, thotë se homologët bullgarë nga kampi i kundërt janë nën presion më të madh politik për negociatat, të cilat janë ngecur veçanërisht për çështjen e statusit historik të Goce Dellçevit.

Gjorgjiev e thotë këtë pasi që nga ana e Maqedonisë nuk u pranua propozimi për takim në dhjetor, ndërsa në ndërkohë takimet nuk do të zhvillohen, gjegjësish janë në ndërprerje për shkak të periudhës së zgjedhjeve. Gjatë periudhës së punës së Komisionit, padyshim që presioni nga pala bullgare ishte shumë më i lartë, thotë drejtori i Instituti për Histori Kombëtare.

“Kërkesa jonë nuk u pranua nga pala bullgare, dhe, duhet të them, u interpretua në mënyrë arbitrare si ndërprerje politike e punës. Se ne kemi qenë të ndikuar nga politika këtu dhe që kemi ndalur së punuari për arsye politike. Por nëse shikojmë më mbrapa prapa ndërhyrjen e politikanëve në punën e komisionit bullgar dhe ndërhyrjen e politikanëve tanë, ju mund të shihni se ku ishte presioni më i madh politik në punën e komisionit … Dhe thjesht presioni i vazhdueshëm për mbledhje të shpeshta, për takime mujore për që të arrihen disa qëllime dhe zgjidhjet kanë treguar me të vërtetë se presioni politik është më i pranishëm në punën e komisionit bullgar”, thotë Gjorgjiev për “Meta”./Telegrafi/