Patjetër të ketë reagim dhe distancim nga ata për të cilët janë dedikuar këto deklarata, respektivisht bartësit e “revolucionit laraman” dhe liderët e opozitës, konsideron Branko Gjorgjevski, redaktori i gazetës „Dnevnik“, lidhur me deklaratat e peshkopit Vranishkovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.
-Ata duhet të distancohen qartësisht nga kjo dhe të deklarohen nëse ata konsiderojnë se duhet të bëhet ndonjë rivlerësim i tillë i vlerave nga komunizmi. Unë deri më tani nuk kam dëgjuar që liderët e protestave të kenë theksuar ndonjë angazhim për rivlerësim të vlerave nga komunizmi. Nuk kam dëgjuar as nga opozita, mirëpo nuk më pëlqen që ekziston një heshtje nga ajo anë. Ata duhet qartë të distancohen nga ajo kërkesë, ka thënë Gjorgjevski për TVNova./Telegrafi/