Kryetari Gjorgje Ivanov ka vendosur ta tërheq vendimin për falje, i vetëdijshëm se ka bërë precedencë e cila nuk ka të bëjë me ligjet, ndërsa hasi në zemërim dhe dënim si në vend ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare, pohon portali Libertas, duke u thirrur në burime të paemëruara, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Operacionin “tërheqja”, prapë se prapë që të ketë bazë dhe që të mos shkaktojë përbuzje plotësuese në adresë të presidentit të shtetit, e udhëheq këshilltari i tij, Ivica Bocevski. Këshilla kërkohen edhe nga ekspertë juridik të cilët nuk janë të përkëdhelur të qeverisë, pohon Libertas./Telegrafi