Komisioni i përzier historik është politizuar, anëtarët e tij nuk duan më të jenë pjesë e një përbërje të tillë dhe për shkak të situatës së rënduar tashmë pa rezultat prej gjashtë viteve, epilog konstruktiv nuk do të ketë. Kështu u deklarua mbrëmë kryetari i Komisionit të përzier historik maqedono-bullgar, Dragi Gjorgiev.
Ndërkohë kryeministri, Hristijan Mickoski tha se ka disa ide për format të ri të këtij komisioni nga pala maqedonase dhe se së shpejto do të ulen bashkërisht me ministrin e jashtëm, Timço Mucunski të zgjedhin formatin e tij.
“Ditëve në vijim do të takohem me ministrin e jashtëm, ai tani është jashtë vendit. Kur do të takohem, do t’i precizojmë gjera, ka disa dallime që duhet tejkaluar.
Mendoj se në seancën e ardhshme të Qeverisë apo atë pasuese do t’i kemi emrat për komisioni historik me fqinjët tanë lindor dhe jugor”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.