Një anëtar i palës maqedonase të Komisionit për Histori dha dorëheqjen gojarisht, por Komisioni vazhdon punën, tha për AIM Dragi Gjorgiev, kryetar i ekipit maqedonas të ekspertëve në Komisionin e përbashkët Maqedono-Bullgar për Çështjet Historike dhe Arsimore.
Profesori Vanço Gjorgjiev përmes një komunikate ka njoftuar se jep dorëheqje.
Sipas tij, ka pasur përpjekje të hapura për ndikim politik në punën e Komisionit, të cilat kanë arritur kulmin me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë në punën profesionale nga një zyrtar i lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
“Në rrethana të tilla, nën ndikimin e lidershipit të dyfishtë në pjesën maqedonase të Komisionit, u braktisën parimet e vendosura për vendimmarrje konsensuale për të gjitha çështjet, ku marrëveshja nuk u respektua në takimin koordinues të datës 20.10.2021”, thotë Gjorgjiev.
Ai thekson se propozim-idetë e përgatitura dhe shkëmbyera, miratuar dhe shkëmbyer dje nga pjesa maqedonase e Komisionit për rekomandime për tekste për klasën e VII për tekstet e Maqedonisë, janë pa pëlqimin e tij.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në një konferencë për media tha se asnjëherë nuk kanë ndërhyrë në punën e komisionit./Telegrafi/