Site icon Telegrafi

Gjorgiev: Kolegët bullgar nga Komisioni kërkojnë ndihmë nga politika

Profesori Vanço Gjorgiev, anëtar i Komisionit të përbashkët të Maqedonisë dhe Bullgarisë për çështjet historike dhe arsimore, për televizionin “1Tv” tha se të martën është përballur me një skandal me homologët bullgarë.

“Që në fillim, ne hasëm në një skandal. Bëhet fjalë për një dokument të përpunuar, propozim nga pala e Maqedonisë për nderimin e Goce Dellçevit, e cila ishte vendosur në faqen e internetit të një partie bullgare.

Qëndrim jashtëzakonisht joprofesional nga kolegët e palës tjetër, që dokumentet e punës dalin jashtë komisionit.Këtu bëhet fjalë për mos njohuri, këtu është ajo sjellje tendencioze, me qëllim për të kërkuar ndihmë nga politika”, thotë Gjorgjiev./Telegrafi/

Exit mobile version