Telegrafi

Gjorge Ivanov dhe kori diplomatik i vendit sot do të vizitojnë Vevçanin

Presidenti Gjorge Ivanov sot së bashku me përfaqësues të korit diplomatik në vend do të vizitojnë Komunën e Vevçanit. Në kuadër të vizitës, e cila është pjesë e pranimit diplomatik që presidenti tradicionalisht e organizon me rastin e festave të fundvitit, do të vizitojë kishën “Shën Nikolla” dhe burimet e Vevçanit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ivanovi mbrëmë në Strugë organizoi pritje diplomatike, ku u drejtuar para ambasadorëve dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja, ndërsa fjalim pati edhe ambasadori i Rusisë në Maqedoni, Oleg Shçerbak./Telegrafi/