Site icon Telegrafi

Gjorçev: Pse Zaev dhe Carovska heshtin për migrimin dhe uljen e natalitetit për 20%?

Nëpërmjet një konference për shtyp, deputeti dhe anëtari i KE të OBRM-PDUKM-së, Vladimir Gjorçev tha se “me keqardhje mund të konstatojmë se s’ka asnjë fjalë të vetme, asnjë koment, asnjë përgjigje nga Zoran Zaev, Stevo Pendarovski dhe Mila Carovska në lidhje me katastrofën demografike me përmasa të paparë që po ndodh për momentin në Republikën e Maqedonisë”.

“Maqedonia po vdes, Maqedonia boshatiset. Maqedonia bëhet vend pa popull. Në vitin 2018 sipas të dhënave të Entit për statistika kemi vitin më të keq demografik në historinë e Maqedonisë, që kur kemi demografi, që kur ka statistika. Numri i të lindurve në vitin 2016 që ishte 23.002 ra në 21.666m që është një ulje për 6%. Do të thotë se viti 2018 me Qeverinë e Zoran Zaevit dhe Mila Carovskës ishte viti më i keq demografik që kur kemi statistika në Maqedoni”, tha Gjorçev duke shtuar se se në janar të këtij viti numri i foshnjave të lindura është ulur për 20% në krahasim me vitin e kaluar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjorçev e cilësoi këtë si katastrofë demografike që na ndodh para syve.

“Numrat janë shqetësues, por ajo që dhemb, ajo që shqetëson, është papërgjegjësia dhe heshtja e Zoran Zaevit, Pendarovskit dhe Mila Carovskës”, tha Gjorçev.

Ai përmendi emigrimin që po ndodh në qytetet siç janë Tetova, Gostivari, Shtipi Strumica, Shkupi, Manastiri dhe Prilepi./Telegrafi/

 

Exit mobile version