Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev, sot vizitoi Tetovën dhe prej aty paralajmëroi modernizim të qendrës për skijim në Kodrën e Diellit dhe projekte të ndryshme në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në pjesën e Kodrës së Deillit parashohim ndërtim të teleferikut me shina. Atje do të bëhet qendra më e modernizuar në rajon, pra jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajon. Teleferiku me shina është përfunduar përafërsisht 50%, por duhet ende të punohet. Pastaj do të kemi edhe asfaltimin e rrugës me asfalt të ri, prej në Tetovë deri në Kodrën e Diellit. Gjithashtu do të kemi edhe sistem për borë artificiale, ndërsa në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit do të ndërtohen salla sportive për gjithë shkollat”, tha Gjorçev.
Ai gjithashtu paralajmëroi edhe investime në gazifikimin e rajonit të Tetovës dhe Gostivarit, përmes rrjetit të Shkupit deri në Kërçovë./Telegrafi/