Telegrafi

Gjorçev: Strategjia qeveritare për refugjatët margjinalizon qytetarët e vendit

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev, ka deklaruar për Tv Alfa se strategjia e Qeverisë për refugjatët i lë pas dore dhe i margjinalizon qytetarët e Maqedonisë.

Sipas tij, refugjatëve u isthe lejuar qëndrimi 24 orësh e deri më 48 orë në vend, kurse deri në tejkalimin e këtij afati kohor, trajtimi i tyre ka qenë njerëzor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjorçev thotë se me strategjinë e re, qytetarët e vendit nuk janë parësor, por margjinalizohen dhe lihen anash, duke shtuar se shteti duhet të ketë parasysh sigurinë e vendit./Telegrafi/

Lexo po ashtu Maqedonia planifikon integrimin e refugjatëve në shoqërin vendore