Site icon Telegrafi

Gjorçev: Shpresoj se do të qetësohen gjakrat dhe situata do të zgjidhet me dialog

Deputetit i OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev, i cili ju ndihmoi deputetëve të sulmuar në Kuvend, mbrëmë në Kanal 5 shpresoi se do të qetësohet situata dhe gjithçka të zgjidhet me dialog, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të enjten ishte ditë e rëndë, e rëndë për Kuvendin, e rëndë për Maqedoninë, për atë që quhet proces, për demokracinë në Maqedoni. Ka mjaft momente, mjaft situata, kështu që shpresoj se gjithë kjo situatë do të qetësohen palët. Nuk është mirë ajo që ndodhi në Kuvendin e maqedonisë. Nga ana institucionale do të thotë uzurpim të procedurave dhe shkelje të tyre”, deklaroi Gjorçev.

Ai dënoi dhunën mbi deputetët, civilët dhe policët. Ndërsa shtoi se ka qenë dita më e vështirë në Kuvendin e Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version