Telegrafi

Gjorçev: Rënie katastrofale të lindjes së foshnjave në tremujorin e dytë

Vllatko Gjorçev sot në një konferencë për shtyp theksoi se në vend në tre mujorin e dytë rënia e lindjes së foshnjave ka shënuar rënie historike.

“Enti Shtetëror për Statistika dje na njoftoi se në tremujorin e dytë, niveli i rënies së lindjeve të foshnjave në Maqedoni ishte tronditëse me 10.6%. Ky është një recesion i madh demografik. Është një recesion i paparë në historinë e Maqedonisë. Do të thotë që Maqedonia po shpërngulet, do të thotë se qytetet dhe fshatrat tanë janë bosh. Do të thotë që për fat të keq Maqedonia është duke u bërë një komb pa popull për shkak të politikave katastrofale antifamiljare, antinjerëzore të Zoran Zaevit dhe 28 ministrave të tij”, theksoi Vlladimir Gjorçev, nga OBRM-PDUKM.

Ai theksoi se viti 2018 ishte viti më i keq demografik në historinë e Maqedonisë./Telegrafi/