Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së Vlladimir Gjorçev gjatë vizitës në SHBA, ka realizuar takim me Matthew Palmerin, përfaqësuesin e posaçëm i SHBA për Ballkanin, si dhe me Gill Ditrich nga Zyra për Maqedoninë në Departamentin e Shtetit.
Në takim Gjorçev ka njoftuar bashkëbiseduesit për gjendjen aktuale politiko ekonomike në Maqedoni si dhe për zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 12 prill.
Gjorçev theksoi që “prioritet i shtetit është miqësia dhe partneriteti me SHBA-në, duke potencuar se pikërisht për këtë do të vazhdohet me zhvillimin dhe bashkëpunimin në pjesën e marrëdhënieve ndërkombëtare, mbrojtjes, ekonomisë, investimeve dhe diplomacisë”.
“Gjithashtu, biseduam për marrëdhëniet bilaterale në mes Maqedonisë dhe SHBA-së. Miqësia dhe partneriteti me SHBA-në janë në mes prioriteteve të politikës sonë të jashtme. Për këtë, do të vazhdojmë ta zhvillojmë bashkëpunimin tonë në pjesën e marrëdhënieve ndërkombëtare, mbrojtjes, ekonomisë, investimeve, diplomacisë dhe në fushat e tjera”, u shpreh Gjorçev në takim./Telegrafi/