Site icon Telegrafi

Gjorçev njoftoi Kongresistin amerikan Robert Pittenger, për gjendjen aktuale politike në Maqedoni

Gjatë një vizite në Berlin, deputeti Gjorçev pati një takim dypalësh me deputetët gjerman të partisë në pushtet CDU-së, Wolfgang Klein dhe me Johannes Sele, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në të njëjtën kohë, Gjorçev pati një takim edhe me Kongresmenin Republikan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Robert Pittenger, njoftojnë nga OBRM-PDUKM.

Në takimet Gjorçev i ka informuar bashkëbiseduesit mbi situatën aktuale në vend, si dhe probleme të shumta të brendshme politike dhe ekonomike që rezultojnë nga veprimtaria e qeverisë së tanishme të LSDM-së. Deputetë i OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev ka marrë pjesë në forumin parlamentar për Siguri dhe Inteligjencë e cila është mbajtur në Berlin, në Bundestagun gjerman. Forumi është organizuar bashkërisht nga kongresistët amerikanë dhe parlamentarë nga Gjermania, ndërsa është ndjekur nga një numër i madh të parlamentarëve nga disa vende që janë pjesë e Shteteve Anëtare të BE-së dhe NATO-s.

Në forum do të shqyrtohen tema rreth mbrojtjes, sigurisë, luftës kundër terrorizmit dhe çështje tjera lidhur me këtë temë. /Telegrafi/

Exit mobile version