Në vazhdimin e gjykimit për ngjarjet e 27 prillit, dëshmoi dëshmitari i OBRM-PDUKM-së Vllatko Gjorçev. Ai nga gjykata kërkoi mëshirë për akuzuarit, njofton “Makfax”.
“I lutem Gjykatës për mëshirë dhe humanizëm ndaj këtyre njerëzve, ashtu siç unë kërkoja që të mos rriheshin njerëzit më 27 prill, në mënyrë që ata të mos shkonin shumë larg”, tha deputeti Vllatko Gjorçev.
Ndërsa gjykatësja Vilma Ruskoska tha se “kjo është gjykatë, por jo foltore e Kuvendit. Ju mbajtët një fjalim në gjykatë, por ju deputetët harroni se kjo nuk është Kuvend”./Telegrafi/