Site icon Telegrafi

Gjorçev: LSDM-ja tentoi të realizojë grusht-shtet

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev, në konferencë për shtyp deklaroi se me tentimin që Talat Xhaferi të jetë kryetari i Kuvendit, LSDM-ja tentoi të realizojë grusht-shtet dhe të shkelë Kushtetutën, ligjet dhe rregulloren e Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“LSDM-ja shkeli demokracinë me tentimin për të vetëshpallur Talat Xhaferin si kryetar i Kuvendit. Përgjegjësi për sjellje të këtillë anti-shtetërore patjetër të ketë. LSDM-ja bëri dhunë politike, e cila më vonë rezultoi me dhunë fizike. Asnjë dhunë nuk duhet të arsyetohet, por LSDM-ja ka më së paku të drejtë të shpall për terroristë popullin dhe qytetarët të cilët për 60 ditë me radhë protestuan qetë dhe pa asnjë incident”, deklaroi Gjorçev./Telegrafi/

Exit mobile version