Site icon Telegrafi

Gjorçev: Ligji për amnisti do të përfshijë edhe vrasës

Me ligjin për amnisti do të përfshihen edhe kryerës të vrasjeve, tha sot Vlladimir Gjorçev, anëtar i Komitetit Ekzekutiv në OBRM-PDUKM. Sipas tij, qeveria nuk ka dalur me asnjë analizë ç’farë do të thotë amnistia që ata do ta propozojnë dhe kush do të përfshihet.

“Kemi situatë në të cilën nuk kemi të dhëna sa persona, të cilët janë të akuzuar dhe gjykuar për distribuimin e drogës do të lirohen. Nuk kemi të dhëna sa persona do të lirohen të cilët janë gjykuar për vjedhje të rënda dhe shkaktim të plagëve të rënda. Unë do t’ua lexojë disa nga veprat të cilat përfshihen me këtë amnisti që do ta propozojë qeveria: vrasje vrasës të një fëmije në lindje, vrasje nga neglizhenca, vrasje në çast”, tha Gjorçev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, qeveria e LSDM-së dhe Zoran Zaevit me ligjin për amnisti nuk brengosen fare për sigurinë publike të Maqedonisë.

Ndryshe, kryeministri Zaev para disa ditëve vizitoi burgun e Idrizovës prej ku edhe paralajmëroi se do të ketë ligj për amnisti./Telegrafi/

Exit mobile version