Telegrafi

Gjorçev kërkon nga zëvendëskryeministrat që të heqin dorë nga rritja e pagave të tyre

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev, kërkoi nga zëvendëskryeministrat që të heqin dorë nga rritja e pagave të tyre me vlerë prej 8.000 denarëve, e cila parashihet me ndryshimet e reja në Ligjin për pagat dhe kompensimet e funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar.

“U bëj thirrje Sheqerinskës, Oliver Spasovskit, Koço Angjushevit, Hazbi Likës, për të cilin kemi dëgjuar se me muaj nuk shkon në punë, si dhe Bujar Osmanit që të heqin dorë nga kjo rritje e papërshtatshme të pagave tyre për 8.000 denarë. Është turp”, tha Gjorçev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Iniciativa e tij që të hiqet nga rendi i ditës propozimi për ndryshimet dhe plotësimit të Ligjit, nuk u pranua nga Kuvendi.

Lexo po ashtu Sheqerinska, Spasovski, Angjushev, Osmani dhe Lika prej shkurtit do të marrin paga më të mëdha

Me ligjin parashikohet që koeficienti për konfirmimin e pagës për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, nënkryetarin e Kuvendit dhe zv. kryeministrat e Qeverisë të jetë 4.00./Telegrafi/