Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së Vllatko Gjorçev mbërriti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
“Ende nuk e dimë se nëse do të bojkotojmë”, theksoi Gjorçev për “TV21”.
Pas tij mbërriti edhe deputeti Trajko Veljanoski, i cili potencoi se do të jenë të pranishëm në seancë.
Ka të ngjarë që deputetët e OBRM-PDUKM-së të jenë në Kuvend në seancën e caktuar për Ligjin për Prokurorinë Publike, por të mos votojnë./Telegrafi/