Telegrafi

Gjorçev anulon mbledhjen e komisionit politik për shkak të mungesës së kryeprokurores Janeva

Për sot ishte e caktuar që të mbahet dita e pestë e dëgjimit dhe shqyrtimit të raportit gjashtëmujor të Prokurorisë Speciale Politike që prezentohej para komisionit parlamentarë për sistem politik dhe marrëdhënie në mes bashkësive etnike në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i këtij komisioni Vllatko Gjorçev, deputet i OBRM-PDUKM-së ka anuluar këtë seancë të komisionit për shkaqe teknike, mungesa e kryeprokurores Katica Janeva.

Gjorçev e ka anuluar këtë seancë për nesër kur duhet të raportoj kryetari i Prokurorisë Themelore Publike, Marko Zvrlevski./Telegrafi/