Për Propozim-ligjin e amnistisë, deputeti i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM Vllatko Gjorçev deklaroi se qëndrimi i tyre është i vendosët dhe se duhet amnisti të plotë për ngjarjet e 27 prillit.
OBRM-PDUKM nuk merr pjesë në këtë trup, për shkak se, sipas tij, bëhet fjalë për tregтi politike lidhur me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qëndrimi ynë është i vendosët, dhe kjo është se duhet të ketë amnisti për gjithë ngjarjen dhe të mos ketë kushtëzime politike, kërcënime”, tha Gjorçev duke shtuar gjithçka që ndodh tash është prapa dyerve të mbyllura dhe se është e natyrshme që atje ndodhin shumë tregtime politike.
Nuk u përgjigj nëse kjo parti do të dorëzojë amendamentet për draft-amendamentet e Kushtetutës, dhe përsëriti pozicionin e OBRM-PDUKM-së se Maqedonia duhet ta mbajë emrin e saj kushtetuese dhe se nuk duhet të ndryshohet kushtetuta.
“Për fat të keq mund të konstatojmë se të gjitha propozimet tona refuzohen. Në referendum, 70% e qytetarëve mbetëm në shtëpi”, tha Gjorçev./Telegrafi/