Gjon Muharremaj është artisti shqiptar që sot (e shtunë) ka përfaqësuar Zvicrën në Eurovision 2021.
I njohur ndryshe si Gjon’s Tears, këngëtari pati rastin që të performojë i 11-ti me radhë në garën e këngëve.
Ai jo vetëm që përfundoi me sukses këngën “Tout l’Univers”, por edhe mahniti publikun me paraqitjen.
Një arritje e tillë e artistit erdhi pas interpretimit fantastik që kishte bërë netët e kaluara në Eurovision.
Po ashtu sipas Independent, Gjon me këngën e tij qëndron në listën e të preferuarve për të qenë fitues.
Ndërkohë, Gjon Muharremaj i cili konkurron me këngën “Tout l’Univers” do të ngjitet në skenë i njëmbëdhjeti, dhe si rrjedhojë mban kodin “11” për të ata që duan ta votojnë (mund të votohet nga shqiptarët e të gjitha shteteve pjesëmarrëse në Eurovision, me përjashtim Zvicrën). /Telegrafi/