Plot shkelje ka gjetur Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2014 për Autoritetin e Aviacionit Civil (AAC). Gjonbalaj ka shpenzuar mijëra euro të buxhetit të Kosovës për t’i siguruar një pagë të “majme” Lendita Kika – Berishës.
Për t’i siguruar 2000 euro në muaj dhe për ta ngritur në pozitën e menaxheres të Zyrës për Auditim të Brendshëm dhe Kontroll të Cilësisë, në vitin 2011, Gjonbalaj kishte marrë një vendim që të formojë ekskluzivisht për Kika – Berishën Zyrën për Auditim të Brendshëm dhe Kontrollim të Cilësisë (ZABKC), shkruan Zëri.
Por, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm në raportin e publikuar ka evidentuar se AACK-ja nuk i plotëson kushtet për themelimin e kësaj njësie. /Telegrafi/