Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka bërë ndryshime rrënjësore në burgjet në vend.
Burime të besueshme për Top Channel pranë ministrisë së Drejtësisë bëjnë me dije se Gjonaj ka ndryshuar të gjithë shefat e policisë së burgjeve.
Mësohet se kjo rrokadë vjen me qëllimin për të rritur sigurinë në burgje dhe shtrëngimin e masave tha një burim i sigurt për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha.
Ndërkohë të gjithë të larguarit do zëvendësohen me të tjerë.