Tashmë është bërë edhe më i popullarizuar në tregun shqiptar Gjon Muharremaj i njohur si, Gjon’s Tears.
Është ky këngëtari me prejardhje nga Suhareka, i cili ka lindur dhe është rritur në Zvicër.
Së fundmi Gjon mori pjesë në Eurovision ndërsa përfaqësonte shtetin e tij, duke dhënë kështu performancë të shkëlqyeshme.
Ai jo vetëm që u komentua pozitivisht për vokalin e mrekullueshëm, por vuri vendin e tretë në festival.
Kështu, pas suksesit ai është ftuar nga kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa u nderua nga ana e tij.
“Ti je një shqiptar i mirë, dua që të jesh një shembull edhe për djemtë dhe vajzat e tjerë”, u shpreh Veliaj.
Të njëjtën video të takimit të dyshes e ka shpërndarë Kryetari në rrjetin social Facebook. /Telegrafi/