Telegrafi

Gjon Karrica realizon klip me ish të dashurën e 50 Cent dhe “Shqiptarin e zi” (Foto)

Gjon Karrica do të sjell projektin më të ri.

Karrica njihet si këngëtar që eksperimenton me videot, ku edhe kësaj here nuk e ka lënë anash këtë gjë.

Video më e re do të përmbajë natyrë afrikane, ndërsa titullohet “Afrikano-albano”, e cila do të vijë në bashkëpunim me Jessy Hennessy, përkatësisht ish të dashurën e reperit amerikan 50 Cent si dhe “Shqiptarin e zi”.

Vlen të ceket se videoklipi i kësaj kënge do të publikohet të shtunën. /Telegrafi/