Site icon Telegrafi

Gjon Karrica po sjell një videoklip me pamje të nxehta (Video)

Gjon Karrica që njihet për video shumë të veçanta, po punon në një këngë të re.

Këngëtari ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjell këngën më të re për fansat besnik.

Artisti që po bën karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar një video të shkurtër në rrjetet social.

Në video shihen disa femra pothuajse lakuriq, e cila besohet se do të bëjë të censurohet prej disa mediave vendore.

“Ku**a”, titullohet kënga e re, e cila është një rrëfim i vërtetë ndërsa thuhet se kjo këngë shkon në mbështetje të femrave lavire.

“Gjon Karrica Kurva. Së shpejti një storie e vërtetë”, ka shkruar këngëtari në llogarinë personale në Instagram, ku ka treguar se edhe me kë ka bashkëpunuar.

Theksojmë se gjithçka do të zbulohet gjatë javës, kur do të bëhet edhe publikimi i saj në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version