Këngëtari kontravers Gjon Karrica ka kohë që s’ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, megjithatë është mjaft aktiv në rrjetet sociale.
Së fundmi, ai ka publikuar një video në Instagram Story ku shfaq disa persona nga familja e tij duke luajtur muzikë rapsodike me çifteli, e ndërsa thotë se kjo lloj muzike është frymëzim për të.
Të gjithë e njohin Gjonin për muzikën dhe klipet e tij kontraverse, dhe postimi i tij i fundit në Instagram Story ka bërë fansat të mendojnë se projekti i tij i radhës pritet të jetë i një zhanri të tillë.
Mbetet të shihet se cila do të jetë “çmenduria” e radhës e këngëtarit Karrica. /Telegrafi/