Zotëria i njohur vetëm si Zhang, duket se ka problem me anatominë e trupit të femrës, apo dukja e tij është ajo që ai kërkon tek një femër. Kështu, veshjet, grimi e paruka janë në rregull, madje edhe maska në fytyrë kreu punë shkëlqyeshëm, transmeton Telegrafi.
Por, çfarë është gjithë ky gjoks?
Dikush e ka lajmëruar këtë “femër” të dyshimtë në Polici, të cilët e kanë ndaluar përjashta një biblioteke, brenda të cilës e kishte bërë një xhiro në tualetin e femrave.
People’s Daily Online raporton se atë e kanë arrestuar dhe se po e hetojnë policët e qytetit Tengzhou të Kinës. /Telegrafi/