Telegrafi

Gjoks i mbushur nga dhjami i ijëve dhe kofshëve

Pas pak muajsh mund të jetë e mundur që dhjamin e hequr nga ijët dhe kofshët do të mund të përdoret për të mbushur gjoksin, një operacion me rezultat të dyfishtë. Lajmi do të josh të gjitha ato femra të cilat nuk kanë pëlqyer kurrë mbushjen artificiale.

Teknika është eksperimentuar në SHBA dhe në Britaninë e Madhe dhe ka dhënë rezultate të shkëlqyera. Në këtë mënyrë gjoksi do të modifikohej me një lëndë natyrale, ijet dhe kofshët do të rimodelohen automatikisht. Avantazh tjetër i kësaj teknike është se nuk do të duhej që pas disa vitesh të zëvendësosh protezën. /Telegrafi/