Telegrafi

Gjoko Popovski dorëzon ankesë për dënimin me burg

Ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski, në Gjykatën Themelore Shkupi 1 ka dorëzuar ankesë kundër vendimit të gjykatës në lëndën “Tanku”, me të cilin u dënua me 9 vite burg.

Ankesën e Popovskin duhet ta rishikojë këshilli dhe më pas të sjell vendim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai u dënua me 6.6 vite burg edhe në lëndën “300” për blerjen e paligjshme të 300 makinave për nevojat e MPB-së.

Popovski në të dy lëndët u deklaruar i pafajshëm./Telegrafi/