Site icon Telegrafi

Gjobitet shoferja që keqpërdorte lehtësirat në rrugë për fëmijë e të moshuar (Foto)

Policia e trafikut në Minnesota të Shteteve të Bashkuara, e ka ndaluar një shofere të paemëruar, që donte të hynte në shiritin e dedikuar për emergjenca, duke mashtruar se në veturë ka një fëmijë.

Megjithëse e kishte të kapur shenjën që brenda ndodhet një fëmijë i vogël, në ulëse ishte vetëm një kukull që kishte sipër një mbulesë, transmeton Telegrafi.

Pas intervistës asaj i kanë kërkuar të paguajë gjobën prej 186 dollarëve, për shkak të këtij mashtrimi.

Shiritat për emergjenca, që zakonisht ndodhen në skaje të rrugëve, lejohen për vetura që kanë fëmijë të vegjël apo udhëtarë të moshuar vetëm kur janë të krejtësisht të zbrazëta. /Telegrafi/

Exit mobile version