Telegrafi

Gjobitet për shpejtësi të vozitjes prej 500 kilometrash në orë

Vozitësi 62-vjeçar, Toader Moise, është thënë se ai ka arritur shpejtësinë e pabesueshme nëpër rrugët e ngushta dhe me kthesa të qytetit bjeshkatar Sinaia në Rumani.

Automjeti, i cili shpejtësinë maksimale prej 180 kilometrash në orë e ka pasur kur ka qenë ‘flakë i ri’, është në shitje por Moise tani është duke konsideruar ta rris çmimin e tij.

"Ka qenë diçka shumë interesante dhe mendoj se duhet të futem në librin e rekordeve për këtë", ka thënë ai. "Si mund të vozitja unë Renaultin K65 i cili është 15 vjet i vjetër 500 kilometra në orë, kur mezi e arrij 110 kilometra në orë me të?"

Policia është duke hulumtuar për të parë nëse tiketa për tejkalim të shpejtësisë ka ardhur si shkak i mosfunksionimit të radarit apo ishte një gabim i policit i cili kishte shkruar tiketën.