Site icon Telegrafi

Gjobitet për shpejtësi 300 mijë franga

Për shkak të shpejtësisë së madhe me Ferrarin e tij në një lagje pasanikësh, personi në fjalë – që ka pasuri prej 23 milionë frangash – duhet ta paguajë dënimin prej 300.000 frangash zvicerane.

Ky është dënimi rekord, pas atij të vitit 2008, kur në Cyrih një person është dashur të paguante gjobë prej 111.000 frangash zvicerane, për shkak të vozitjes së shpejtë me Porschenë e tij.

Adhuruesi i shpejtësisë, i cili me Ferrarin e tij Testarossi, kishte arritur shpejtësinë prej 137 km/h në lagjen e pasanikëve, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h, është dënuar me këtë shumë për shkak të pasurisë që posedon, si dhe për shkak se ky nuk ishte rasti i vetëm kur ai nuk kishte respektuar rregullat e komunikacionit.

I akuzuari ka injoruar rregullat bazike të komunikacionit vetëm për t’u kënaqur me shpejtësi, thuhet në vendimin e gjyqit – ndaj të cilit i akuzuari mund të ankohet në gjyqin më të lartë. /Telegrafi/

Exit mobile version