Sue Peckitt nga Londra, është dënuar me 90 euro gjobë, vetëm pse e ka zbrazur kafenë në kanalin që mbledhë ujërat atmosferik.
Gruaja 65-vjeçare nuk e ka pëlqyer shijen dhe ka dashur ta hedhë, por së pari e ka hequr lëngun, në mënyrë që të mos e lagë kontejnerin e mbeturinave, transmeton Telegrafi.
Por, veprimi saj nuk është pëlqyer nga mbrojtësit e rendit.
“Më erdhën pas dhe më thanë se jam duke e shkelur ligjin. Më pas plotësuan një formular dhe më dhanë gjobën” ka thënë pensionistja, që dikur punonte si zyrtare e shërbimit civil.
“Kafen e zbraza në kanal ku mblidhen ujërat, kurse gotën e thatë në plehra. Vetëm desha ta bëj më të lehtë, për ata që mbledhin mbeturinat, që të mos lagen dhe ndoten.”
Pas ankesës që ka bërë në këshillin e lagjes, është thënë se asaj do t’i kompensohet gjoba dhe do bëhen hetime lidhur me rastin. /Telegrafi/