Site icon Telegrafi

Gjobitet organizatori i protestave për rastin “Monstra”, të tjerë po merren në pyetje

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë me dije se ka filluar shqipimit i gjobave ndaj organizatorëve dhe pjesëmarrësve në protestën për rastin “Monstra”. Ndërsa nga MPB thonë se në pyetje po merren edhe persona të tjerë.

“Ndaj B.A., kurse në lidhje me protestën për të cilën pyetët, i është shqiptuar gjobë sipas Ligjit për tubime publike, kurse do t’i parashtrohet edhe kallëzim penal. Krahas atij, në Stacion Policor po thirren edhe persona të tjerë në lidhje me rastin dhe pas dokumentimin, do të parashtrohen shkresa përkatëse”, thonë nga MPB.

Gjobat, siç pati paralajmëruar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski kanë të bëjnë me mosrepsktimin e masave anti-Covid gjatë protestës dhe për shkak të incidenteve që u shkaktuan në protestë.

Protesta për “Monstrën” u mbajt më 29 janar, ku kryesisht kaloi e qetë por në fund një grup protestuesit tentuar të thyejnë kordonin policor ndërsa hodhën drejtë organeve të rendit gurë dhe mjete piroteknike.

Vrasja e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës ndodhi në prill të vitit 2012 dhe për këtë vepër disa nga gjashtë të akuzuarit ishin dënuar me burgim të përjetshëm e disa me dënim maksimal.

Rasti “Monstra” është kthyer në rigjykim në fund të vitit 2017 ndërsa i ka paraprirë afera e përgjimeve në vitin 2015 nga ish lideri i atëhershëm i opozitës maqedonase, Zoran Zaev i cili kishte deklaruar se ka dëshmi se të akuzuarit për këtë rast mund të jenë të pafajshëm. Sot janë fjalët përfundimtare të palës mbrojtëse.

Exit mobile version