eBay ka rënë dakord të paguajë një gjobë prej 3 milionë dollarësh ndaj klientëve, të cilët thuhet se janë ngacmuar nga vetë punonjësit e kompanisë.
Zyra e prokurorit të SHBA-së në Massachusetts, thotë se Jim Baugh dhe gjashtë punonjës të tjerë të eBay udhëhoqën një fushatë për të frikësuar çiftin Ina dhe David Steiner. Aktet e frikësimit përfshinin dërgimin e insekteve të gjalla, dhe një kurorë funerali.
Gjithashtu, Baugh dhe bashkëpunëtorët e tij instaluan një pajisje gjurmuese në veturën e çiftit.
Menjëherë pas konfirmimit të incidentit, punonjësit e akuzuar u larguan nga puna.
Avokatët e Baugh, thanë se veprimet e tij kanë rrjedhur si pasojë e presionit nga ish-CEO i eBay, Devin Wenig, i cili mohoi të ketë njohuri për fushatën e ngacmimit.
Ndryshe, në vitin 2022 Baugh ishte dënuar me gati 5 vite burgim. /Telegrafi/