Site icon Telegrafi

Gjobitet me 3.700 euro për shkak të pëlqimit në Facebook

Një zviceran është dënuar me të holla për shkak të një pëlqimi që i kishte bërë një kritike të kryetarit të një shoqate.

Kjo është hera e parë që në Zvicër është dënuar dikush për shkak të pëlqimit.

Sipas vendimit të një gjykate në Cyrih, 45-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u dënua pasi vendosi “like” në komentet në Facebook, ku Ervin Kesler, kryetar i shoqatës së kundërshtarëve të fermave blegtorale dhe thertoreve, pa fakte është quajtur “racist, fashist dhe anti-semit”.

Ai është dënuar me 4.000 franga (3.700 euro) dhe ka të drejtë ankese në gjykatën kantonale në Cyrih, transmeton KosovaPress.

Exit mobile version