Site icon Telegrafi

Gjobiten lojtarët dhe skuadrat

Në ndeshjen e parë që u zhvillua në Pejë, për sjellje josportive është ndëshkuar Samir Shaptahoviq dhe Valdet Grapci me nga 100 euro. Për hedhjet e gjësendeve në parket nga tifozët, KB Peja është dënuar me 150 euro, për ndezje të fishekzjarrëve 100 euro, për fyerje në baza familjare ndaj Edmond Azemit dhe Fahri Brecës 100 euro.

Ndërsa, në ndeshjen që u zhvillua në Prishtinë, për fyerjet e tifozëve në baza familjare ndaj Samir Shaptahoviqit, Gerti Shimës dhe Dardan Berishës, Sigal Prishtina është dënuar me 100 euro, për hedhjet e gjësendeve në parket nga tifozët 100 euro. Ndërsa përfaqësuesi zyrtar i ndeshjes, Florian Miftari, është dënuar me 200 euro për shkak se ka kritikuar në mënyrë të hapur në mediume gjyqtarët e ndeshjes.

VENDIMET:

1. Lojtari S.Shaptahoviq dënohet me 100 € konform nenit 53/D/1 pika 4 të PG,
2. Lojtari V.Grapci dënohet me 100 € konform nenit 53/D/1 pika 4 të PG,
3. KB”Peja” dënohet me 350 € konform nenit 53/B/1,3,4 dhe 9 të PG,
4. KB”Sigal Prishtina”dënohet me 200 € konform nenit 53/B/3 dhe 9 të PG,
5. Përfaqësuesi zyrtar F.Miftari dënohet me 200 € konform nenit 53/D/9 të PG.

Dënimet nën 1, 2, 3 dhe 5 duhet të paguhen para zhvillimit të ndeshjes së tretë finale që zhvillohet me 22-23.05.2013 në të kundërtën nuk do të kenë të drejt loje, zhvillim të ndeshjes dhe kryerjes së detyrës, kurse dënimi numër 4 duhet të paguhet para zhvillimit të ndeshjes së katërt eventuale ose para fillimit të edicionit të ri 2013-2014. /Telegrafi/ 

Exit mobile version