Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përfocuara në fushën e komunikacionit.
“Në Shkup janë shqiptuar gjithsej 163 masa, prej të cilave 82 janë për tejkalim shpejtësie, 12 për vozitje pa leje, katër për motoçiklistët”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ata shtojnë se po ashtu janë shqiptuar gjashtë dënime për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 33 dënime për parkim jo të rregullt dhe tre dënime për kalim në të kuqe.
Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/