Site icon Telegrafi

Gjobiten 617 persona në Maqedoni për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse

MPB informoi se gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me masën për mbajtjen e mbrojtjes personale në fytyrë, janë regjistruar 617 shkelje.

Nga MPB apelojnë qytetarët t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria me qëllim të përballjes me COVID-19.

Dënimet janë në vlerë prej 20 euro në kundërvlerë të denarit 1230 denarë. /Telegrafi/

Exit mobile version