Nga Ministria e Brendshme informojnë se dje janë gjobitur 597 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.
“Gjatë ditës së djeshme (24/25.11.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në lidhje me mosmbajtjen e maskës mbrojtëse, janë regjistruar 597 shkelje”, informojnë nga Ministria e Brendshme.
Nga atje u bëjnë thirrje qytetar[ve që të respektojnë masat dhe protokollet e Qeverisë për ballafaqim me coronavirusin./Telegrafi/