Telegrafi

Gjobiten 57 shoferë në Manastir për tejkalim të shpejtësisë

MPB njofton se dje në Manastir janë kryer kontrolle të intensifikuara në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 57 masa për tejkalim të shpejtësisë.

“Prej tyre, 38 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet, 19 jashtë qyteteve.

Për të gjithë shkelësit janë bërë parashtrimet e duhura”, njoftojnë nga MPB.

Nga atje thonë se kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditën në vijim. Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta./Telegrafi/