Site icon Telegrafi

Gjobiten 57 automjete që kryenin transport publik në Maqedoni, 30 me frena me defekt

MPB njofton se dje policia ka kryer kontrolle të intensifikuara, ku janë gjobitur 57 shoferë.

“Gjatë ditës së djeshme (23.02.2022) zyrtarët policorë kanë kryer kontrolle në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjobitjen e automjeteve për kundërvajtje me të cilat kryhet transport publik i udhëtarëve, me ç’rast janë gjobitur 57 automjete.

Prej tyre, 30 për shkak të defektit me pajisjet e frenimit, katër për shkak të defektit të pajisjes drejtuese, si dhe llojeve të tjera të keqfunksionimeve”, njoftojnë nga MPB.

Nga atje thonë se kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim./Telegrafi/

Exit mobile version