Site icon Telegrafi

Gjobiten 515 shoferë në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (03.11) vazhdoi me kontrollet e përforcuara në komunikacioni.

“Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar 515 gjoba prej të cilave 42 janë për tejkalim shpejtësie, 37 dënime për mosregjistrim të automjetit apo defekte, 113 për parkim jo të rregullt, 8 për vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe 36 dënime për mosmbajtje të maskës”, thuhet në njoftimin e policisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se këto kontrolle do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që ta rrisim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version