Telegrafi

Gjobiten 512 shoferë në Maqedoni për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

512 drejtues mjetesh janë gjobitur gjatë kontrollit të aksionit të përforcuar të djeshëm në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionim të automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.

Prej tyre, 51 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe nëntë automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë.

Njëkohësisht, informon MPB-ja, në vend të banuar kanë tejkaluar shpejtësinë 242 drejtues, ndërsa jashtë vendbanimeve 270.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.